Qeveria e Kanadasë kërkon 300 mijë emigrantë
Kanadaja është një nga shtetet që mban rekord për pranimin e emigrantëve.

Ministri i Emigracionit në Qeverinë e Kanadasë, John McCallum, ka deklaruar së fuindmi se vendi i tij ka nevojë për gati 300 mijë emigrantë, për të plotësuar nevojat që ka shteti kanadez.

Ai tha se nevoja për emigrantë në vend lind për shkak se popullsia vendase po plaket, raporton CBC.

“Unë dua që numri i emigrantëve në vend të rritet. Ne kemi nevojë për ta. Unë shpresoj se emigrantët në Kanada do të jenë mjaft produktivë”, tha ministri McCallum.

Qeveria liberale kanadeze kërkon 280 mijë deri 305 mijë emigrantë, për qëndrim të përhershëm në vend. E gjitha kjo është pjesë e një plani trevjeçar të përpiluar nga ministri McCallum. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2016, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori