Qeveria britanike, aksioneri më i madh në banka
Albeu.com
Qeveria britanike nga sot edhe zyrtarisht u bë aksionari më i madh në bankat e atjeshme gjigante. HBOS dhe Banka Mbretërore e Skocisë, kërkuan dhe morën hua nga shteti në një vlerë të përgjithshme prej 25 miliardë paund. Në kompensim të asaj, vendit i mbeten pako aksionesh. Një pjesë e tyre janë të rëndomta, ndërsa pjesa tjetër prioritare. Ato janë aksione me të cilat shtetit do t'i garantohet e drejta e dividendës. Dhjetë miliardë plotësuese do të fitojnë bankat Lojds dhe Barklis, sepse të gjitha ballafaqohen me krizën financiare dhe nuk kanë para për t'i mbuluar kërkesat. Me këtë hap qeveria britanike do të bëhet aksionari më i madh në të paktën dy bankat e lartpërmendura, njoftoi sot gazeta “Sunday Times”. Edhe ekspertët maqedonas të ekonomisë sqarojnë se me ekonominë botërore ndodh diçka e re, që do të ndryshojë shumë në kuptimin e deritanishëm të ekonomisë liberale.
"Madje edhe në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe, shteti hyn me pjesëmarrje personale në bankat. Ajo të themi kushtimisht është variant më i lehtë i nacionalizimit", shprehet Vlladimir Filipovski, profesor në Fakultetin Ekonomik në Shkup.
Ndërkaq, rezervat shtetërore federale amerikane do të marrin një pjesë të aksioneve drejtuese në bankat të cilat kërkuan hua nga shteti. E njëjta gjë po ndodh edhe në disa shtete të BE-së, siç është Islanda, Holanda dhe Luksemburgu, institucionet shtetërore të të cilave bënë nacionalizimin e bankave më të mëdha. Preteksti kryesor është se vetëm në atë mënyrë mund të shpëtohet sistemi bankar nga kolapsi. Me hapat e këtillë, sipas analistëve botëror dhe vendor financiar, krejtësisht ndërrohet pasqyra e pavarësisë së brendshme të bankave private perëndimore, nga ndikimi i shtetit. (alsat-m)
Shtuar më 13/10/2008, ora 20:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori