Qeni që shpëtoi 52 jetë njerëzish gjatë tërmetit në Meksikë
Një qen ka marrë epitetin e heroit pasi ka marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën.

Qeni me emrin Frida, që punon për autoritetet shtetërore, ka bërë kërkime nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, duke bërë që disa njerëz të shpëtojnë, të cilët u gjetën nga qeni.

Sipas policisë, përgjatë “karrierës” së tij, qeni ka shpëtuar 52 jetë njerëzish nëpër katastrofa të ndryshme natyrore.

Fridën e ka nderuar edhe Presidenti Angel Pena Nieto, që ka shkruar në Twitter duke lavdëruar punën e kafshës.

Mediat raportojnë se qeni ka pajisje speciale që e mbrojnë nga tymi dhe gjërat e forta. Meksika, posaçërisht kryeqyteti, Meksiko City, është goditur nga tërmeti prej 7.1 ballësh ditë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori