Gazeta prestigjoze, "The New York Post" ka hedhur dyshime se
Vladimir Putin vuan nga sëmundja e kancerit.
Sipas informacioneve të gazetarit, Richard Johnson,
Putin vuan nga kanceri i pankreasit.
Po sipas gazetës,
Putini po kurohet nga një mjek gjerman.
Mjeku 84-vjeçar “ka provuar”, siç shkruan “NYP”, terapi të shumta tek
Putini, madje i ka dhënë edhe steroide për t’i ndihmuar.
Veterani britanik i luftës, Cripsin Black, i cili shkruan mbi terrorizmin dhe shërbimet inteligjente, thotë se
Putin ka liruar oligarkun rus, Mikhail Khodorkovsky, vetëm sepse dëshironte që ndërgjegjja e tij të mbetet e pastër.
Madje, disa thonë se
Putini dëshiron ta zgjerojë sa më shpejt Rusinë dhe tiu kthejë "nderin" rusëve, me qëllim që të hyjë në histori si njeriu që ka bashkuar tokat ku ka rusë.
Këtë, sipas NYT,
Putini e bën në mënyrë të përshpejtuar, për shkak se i kanë mbetur edhe vetëm 3 vite jetë.
Megjithatë, këto informacione nuk kanë një burim të saktë dhe aq më tepër përfliten nga media amerikane, të cilat aq më tepër nuk kanë simpati për
Vladimir Putinin./albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014,
ora 12:49