Putini stërvit "ushtrinë", gati për të mbrojtur atdheun e tyre (FOTO LAJM)

Vetëm një ditë më parë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të bëhej gati për një stërvitje, medie të tjera kanë publikuar se Putin ka angazhuar "ushtrinë e të vegjëlve" që të bëheshin gati për "luftë".

"Yunarmya", një shoqatë e themeluar një vit më parë nga Ministria e Mbrojtjes ruse, ka mbledhur rreth 42 mijë fëmijë, të cilët mësojnë të përdorin armët, të hidhen me parashutë dhe të luftojnë njësoj si ushtarakët e vërtetë.

Lidhur me këtë, shefi i Shtabit Dmitry Trunenkov, ka thënë se qëllimi është që të rinjtë të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të jenë gati në çdo moment t'i shërbejnë atdheut të tyre.

Sikurse duket edhe në foto, ushtria e fëmijëve nuk ndryshon shumë nga ajo e të rriturve pasi ata kanë kontakt të drejtpërdrejtë me armët. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori