Putini më i rrezikshëm se ISIS
Pëlqej
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, shprehet se me veprimet e saj, Rusia po bëhet më e keqe se sa ISIS-i.

Sipas saj, presidenti rus Vladimir Putin po iu kall datën vendeve të Balltikut, edhe pse ata janë vende anëtare të NATO-s.

"Nëse nuk do të ndalet në Ukrainë do të vazhdoj tutje. Rreziku nga sjellja e Rusisë sot nuk është më e vogël se rreziku që kemi me ISIS në Irak dhe Siri", tha presidentja lituaneze.

Sipas kryetares së shtetit të Lituanisë, Putini po terrorizon Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori