Ronaldo ka “ngecur”, Messi thyen një tjetër rekord të portugezit

 

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të Cristiano Ronaldos, pasi ka tejkaluar numrin e golave pa penallti të portugezit.

Sulmuesi i PSG-së shënoi golin e vetëm që i dha fitoren ekipit në përballjen ndaj Lyon në Ligue 1 .

Goli ishte domethënës pasi ndihmoi argjentinasin të kalonte përpara rivalit të tij të madh Ronaldo në një tjetër tabelë golashënuesish.

Messi tani kryeson renditjen në listën e golave pa penallti. Gjeniu 35-vjeçar tani ka 672 gola, ndërsa Ronaldo 671./albeu.com


Shtuar 20.09.2022 11:37