Putin vizitë në Indi për marrëveshjen 5 miliardë dollarëshe
Presidenti rus Vladimir Putin është nisur për një vizitë dyditore në Indi, gjasë së cilës, ai do të takohet me kryeministrin Narendra Modi.

Vëmendja kryesore është një marrëveshje 5 miliardë dollarëshe për të blerë sistemin antiraketor rus, S-400, të cilën Delhi e aprovoi në kundërshtim me një kërcënim të sanksioneve nga SHBA. Udhëheqësit duhet të nënshkruajnë mbi 20 dokumente.

Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Indisë është rritur pasi Nju Delhi i ka rezistuar presionin nga SHBA sipas mediave ruse, dhe ka vendosur të blejë kompleksin S-400 nga Rusia.
Shtuar më 04/10/2018, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori