Putin urdhëron tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëron tërheqjen e trupave pranë kufirit me Ukrainën. BBC raporton se njësitë e dislokuara në Rostov, Belgorod dhe Bryanks do të kthehen në bazat e tyre të përhershme.

Korrespondentët thonë se tërheqja e rreth 40 mijë trupave ruse nga kufiri me Ukrainën do të ulte ndjeshëm tensionet në rajon. Gazetari i BBC thotë se kjo është hera e tretë që urdhërohet largimi i trupave ruse nga kufiri.

“Pati një tërheqje të pjesshme në fund të marsit. Vetëm një batalion lëvizi. Një tërheqje e plotë u urdhërua edhe në fund të majit, por sipas një burimi të lartë në NATO, trupat janë akoma aty. Tani ka ardhur sërish një urdhër nga Kremlini. Natyrisht nuk ka asnjë problem me sistemin e komandimit të Rusisë. Presidenti Putin ka vendosur qartësisht, se pavarësisht prononcimeve publike, kërcënimi i 40 mijë trupave në kufi është një mjet i fuqishëm për të, pavarësisht nëse përdoren apo jo,” thotë Jonathan Marcus. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori