Putin takon spiunet
Albeu.com
Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka takuar spiunët e shkëmbyer mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur vetë Putin gjatë vizitës në Ukrainë.I pyetur për të ardhmen e agjentëve, kryeministri rus tha se “ata do të punojnë në vende të mira dhe do të kenë një jetë interesante dhe të ndritur”, transmeton REL.

Autoritetet amerikane, muaj më parë, kishin arrestuar dhjetë agjentë rusë, të cilët më pas janë shkëmbyer me katër persona që mbaheshin të burgosur në Rusi.

Puntin ka kënduar këngë patriotike bashkë me spiunet. Këtë e bëri të ditur vetë Putin, sipas të cilit, kënga bazohej në një himn të vjetër sovjetik të shkruar për spiunët rusë në Gjermaninë naziste.

Ky ishte shkëmbimi më i madh i spiunëve ndërmjet dy vendeve, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Shtuar më 25/07/2010, ora 11:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori