Tërmeti “shkundi” juglindjen e vendit, vjen reagimi i Ministrit të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit që e kishte epiqendrën në Greqi por që u ndje shumë në juglindje të vendit tonë, por edhe në qytete të tjera.

Peleshi thotë se tërmeti e kishte epiqendrën 40-kilometra në veri-lindje të Bilishtit dhe ishte rreth 6 ballë.

Ai shton se emergjencat civile janë në gadishmëri për çdo situatë që mund të ndodhë.

“Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate”, shkruan Peleshi në Facebook./albeu.com/


Shtuar 9.01.2022 23:27