Putin: Është detyra jonë që të çrrënjosim terrorizmin në Siri
Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se detyra e vendit të tij në Siri është ta çrrënjos terrorizmin.

“Ne nuk kemi plane të përfshihemi në punët e brendshme të Sirisë. Detyra jonë është të stabilizojmë autoritetin legjitim në vend dhe ta zhdukim terrorizmin”, ka thënë Putin.

Këto komente, Putin i ka bërë gjatë një takimi me ushtarakët e Flotës Veriore.

“Si një zgjidhje politike për të drejtuar Sirinë do të kemi një shans më të mirë me komunitetin ndërkombëtar që t’i japim fund terrorizmit në territorin sirian”, theksoi Putin.

Ai shprehu shpresën se suksesi i negociatave mbi Sirinë të fillojë sot në Gjenevë duke shtuar se Rusia dhe bashkësia ndërkombëtare janë të interesuara në fitore ndaj terrorizmit.

“Ne nuk duam dhe nuk do të hymë në punët e brendshme të Sirisë”, përfundoi Putin. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori