"Putin shkeli armëpushimin sepse nuk ka respekt për Obamën"
Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se Rusia ka shkelur marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ripërtritje të armëpushimit në Siri, sepse Moska nuk ka respekt për Obamën.

"Rusia e ka thyer marrëveshjen dhe ata po bombardojnë", ka thënë Trump gjatë fushatës së tij në Arizonë.

Ai ka shtuar se kjo situatë është shumë pikëlluese dhe se duhet të ndalohet menjëherë.

Trump ka kritikuar për herë të parë aksionet e Rusisë në Siri dhe tha se shkelja e armëpushimit nga Moska tregon se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, "nuk ka respekt" për Obamën dhe as për Hillary Klinton. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2016, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori