Putin: Rusia s'është e përfshirë në ngjarjet në lindje të Ukrainës
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka quajtur “broçkulla” Pretendimet se ushtarët dhe agjentët rusë janë të përfshirë në trazirat e tanishme në Ukrainën Lindore, dhe shprehet se trazirat në Ukrainën lindore janë krijuar nga banorët vendës.

Ai theksoi se banorët në Ukrainën Lindore, janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre pasi sipas tij, qeverija e re në Ukrainë është jokushtetuese.

Përdorimi i forcës dhe dërgimi i tankeve dhe avionëve luftarakë në lindje të Ukrainës nga Kievi zyrtar janë një krim shumë serioz ndaj popullatës së atjeshme civile.

Putin shtoi se Rusia nuk kishte në plan të aneksonte Krimenë, por u detyra t'a bëjë këtë veprim, për shkak të kërcenimeve ndaj popullatës pro-ruse në atë gadishull.

Ai tha se u kushton një rëndësi të madhe bisedimeve katër palëshe që përfshijnë Rusinë, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian e që kanë nisur rreth orës 11:00 në Gjenevë të Zvicrës, dhe ka shfaqur shpresën se Rusia dhe Ukraina do të mund ta arrijnë një kompromis bazuar në interesa të përbashkëta. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2014, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori