Putin: Rusia rol të madh në dështimin e xhihadistëve në Siri
Presidenti rus, Vladimir Putin përshëndeti rolin vendimtar të Rusisë në dështimin e xhihadistëveSiri ku grupi i Shtetit Islamik ka humbur pothuajse të gjithë territorin.

“Rusia ka dhënë një kontribut vendimtardështimin e forcave kriminale që kishin sfiduar gjithë qytetërimin duke shkatërruar ushtrinë terroriste të një diktature barbare”, deklaroi Putin, në fillim të një ceremonie për shpërndarjen e dekoratave për ushtarët rusë që kanë marrë pjesë në operacionin rus në Siri.

“Këto forca kanë përhapur vdekjen dhe shkatërrimin (…) dhe aspirojnë ta bëjnë Sirinë dhe vendet fqinje një terren të përshtatshëm për fillimin e një agresioni global që synon vendin tonë”, konfirmoi ai.

Presidenti rus urdhëroi në mes të dhjetorit një tërheqje të pjesshme të trupave të vendosura që prej shtatorit 2015 në Siri në mbështetje të ushtrisë së Bachar al-Assad duke vlerësuar misionin e tyre të përmbushur në mënyrë brilante.

Kjo ndërhyrje ka kontribuar në mundësinë për regjimin të marrë kontrollin e pjesës më të madhe të vendit rebelëve dhe xhihadistëve. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori