Tha se do të hiqte dorë nga televizioni për politikën, Ori Nebiaj rikthehet në ekran

Gjatë fushatës elektorale, ku Ori Nebijaj vendosi të kandidonte si deputete, u shpreh se nuk do të ishte më pjesë e televizionit.

Mirëpo, Ori jo vetëm që nuk u shkëput nga televizioni, vazhdoi sezonin e radhës me “Pushime on Top” – për të cilin tha që e tillë ishte kontrata edhe nëse do fitonte si deputete – por moderatoren do e shohim sërish në “Wake Up”.

Pak më parë është prezantuar promoja e “Wake Up” dhe moderimi i është besuar sërish Orit dhe Islit. Në reklamën e emisionit, Ori thotë:

“Unë mund të mbaj shumë kunguj nën një sqetull, por në 7 të mëngjesit më zgjon vetëm Wake Up.”

Kujtojmë se Ori Nebijaj nuk e theu dot hersin për të qenë deputete por mblodhi më shumë vota se ata që përfituan të jenë pjesë e parlamentit për shkak të renditjes ku ishin përcaktuar.


Shtuar 1.09.2021 21:26