Putin përgëzon ushtrinë në përvjetorin e aneksimit të Krimesë
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka përgëzuar Forcat Speciale Rusepërvjetorin e aneksimit të Krimesë më 2014.

Trupat ruse, të cilat Rusia mohoi se i dërgoi direkt, brenda disa javësh organizuan referendum në Krime që rezultoi me marrjen në kontroll të Moskës të të gjithë territorit.

Aneksimi nuk është pranuar nga shumica e shteteve të Kombeve të Bashkuara, por kjo nuk e ka ndalur Rusinë nga forcimi i kontrollit dhe Putinin nga festimi.

“Ajo çfarë bënë ata ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e ushtrisë ruse”, theksoi Putin. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori