Liverpoolit i mjafton goli i Mane, siguron 3 pikë-t ndaj West Ham (VIDEO)

Liverpool ka arritur të triumfojë falë një goli të Mane në “Anfield” përballë West Ham në kuadërt të Premier League.

Goli nga Sadio Mane u shënua në minutën e 27, ku pas një rishikimi me VAR u akordua si i rregullt.

Rastet nuk do të mungonin për të dyja skuadrat, por rezultati do të mbetej i pandryshuar.

Me këtë fitore, Liverpoolit i afrohet Manchester City-t në krye me vetëm 3 pikë, ndërsa Ëest Ham pozicionohet në vendin e pestë me 45 pikë. /albeu.com


Shtuar 5.03.2022 20:32