Putin po e humb besimin e rusve
Një sondazh i zhvilluar nga Qendra për Hulumtimin e Opinionit në Rusi, ka bërë të ditur se besimi në presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka rënë në 32 për qind që shënon nivelin më të ulët që nga viti 2006. Anketa paraprake nga kjo organizatë, e bërë publike në janar, tregoi se besimi i rusëve ndaj presidentit Putin ishte 33.4 për qind.

Sondazhi më i ri u zhvillua ndërmjet 25 shkurtit dhe 5 marsit, pasi presidenti Putin mbajti fjalimin vjetor drejtuar kombit.

Ky fjalim u vlerësua nga kritikët si një përpjekje nga ana e Putinit për të përmirësuar imazhin e dëmtuar ndjeshëm nga një vendim i qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, më 20 shkurt, Putin ka thënë se shteti i tij tani mund të investojë në burime “kolosale” në zhvillim, duke përdorur paratë “e fituara dhe jo të huazuara”.

Putin u ka premtuar rusëve kushte më të mira për jetesë “brenda vitit”.

Putin ka dominuar politikën në Rusi për dy dekada, duke shërbyer ose si kryeministër ose si president nga viti 1999.


Shtuar më 08/03/2019, ora 23:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori