Putin paralajmëron kundër çdo provokimi mbi gadishullin korean
Presidenti rus Vladimir Putin, pas një takimi me homologen e tij koreano-jugore, Park Geun-Hye, ka paralajmëruar kundër çdo "provokimi" të mundshëm mbi gadishullin korean.

"Sigurisht me çdo kusht duhet të shmangim çdo forme provokimi.

Rusia vlerësoi se zgjidhja e problemit bërthamor në gadishullin korean duhet të kryhet në kuadër të një çtensionimi të përgjithshëm politik dhe ushtarak në Azinë Verilindore.

Duhet të shënohet në një periudhë afatshkurtër një ulje e ndjeshme e nivelit të konfrontimeve ushtarake, duke krijuar bazën e një besimi të përbashkët midis shteteve të rajonit", deklaroi Putin gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologen e tij në Vladivostok, në Lindjen e Largme ruse.

Pheniani lëshoi në fund të gushtit nga një nëndetëse një raketë (SLBM) që përshkoi një trajektore rreth 500 metra në drejtim të Japonisë, një distancë që e tejkaloi shumë më tepër të njëjtën tip rakete disa kohë më parë, duke shkaktuar indinjatë tek shtetet fqinje dhe Uashingtoni. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2016, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori