Putin paralajmëron Korenë Veriore se mund ta presë i njëjti fat si Iraku
Pëlqej
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje Koresë Veriore të mësojë nga rënia e diktatorit të Irakut, Saddam Hussein, si dhe e ka paralajmëruar atë se mund të përballet me të njëjtin nëse nuk heqë dorë nga programi i vet bërthamor.

Duke folur në mbyllje të samitit të BRICS në Kinë, Putin ka paralajmëruar po ashtu kundër histerisë ushtarake për zgjidhjen e krizës në gadishullin korean, duke pohuar se kjo mund të çojë në katastrofë globale me shumë viktima.

“Saddam Hussein nuk hoqi dorë nga prodhimi i armëve të shkatërrimit në masë, por edhe pse nën këtë pretendim, ai u shkatërrua dhe anëtarët e familjes së tij u vranë”, ka thënë Putin.

“Vendi u rrënua dhe Hussein u var. Të gjithë e dinë këtë. Po ashtu, të gjithë në Korenë Veriore e dinë”, ka shtuar lideri rus. /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2017, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori