Përballja me Villareal, Nagelsman: Duhet të ushtrojmë presion, nuk na falen gabimet

Bayern Munich do të përballet me Villareal për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Champions League, me duelin e parë që ka përfunduar në favor të skuadrës së Unai Emery.

Skuadra bavareze do të kërkojë përmbysjen e rezultatit minimal të takimit të parë dhe të kërkojë kualifikimin në Mynich ora 21:00.

Në konferencën për shtyp trajneri Nagelsman tha se skuadra gjermane duhet ta shtojë presionin ndaj Villarrealit në këtë duel.

“Duhet të rrisim intensitetin e lojës në përgjithësi. Futbolli është intensiv, sidomos në fillim. Villarreal kanë kualitetin të dalin nga presingu, sidomos me pasime diagonale. Kemi bërë shumë gabime në ndeshjen e parë. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, dhe më mirë të flasin shumë sesa pak”, shtoi mes tjerash gjermani.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do ballafaqohet me një nga skuadrat e takimit tjetër Liverpool – Benfica./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.04.2022 23:15