Putin ngushëllon Trump-in për tragjedinë e Las Vegasit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij amerikan, Donald Trump pas tragjedisë së Las Vegasit.

“Krimi që ka marrë jetën e shumë civilëve paqësorë është tronditës në mizorinë e saj”, ka shkruar Putin në këtë telegram.

Putin ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve. Ngjarja tragjike ka marrë jetën e 58 njerëzve dhe ka lënë të lënduar mbi 500 persona. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori