Putin nënshkruan ligjin që pezullon pjesëmarrjen në Traktatin bërthamor
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi ligjin që pezullon pjesëmarrjen e këtij vendi në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Ky Traktat midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë daton nga Lufta e Ftohtë.

Ligji, i cili u mbështet nga Parlamenti rus muajin e kaluar, u publikua në portalin e Qeverisë ruse.

Në muajin shkurt, SHBA-ja e pezulloi pjesëmarrjenTraktatin e vitit 1987, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel këtë pakt.

Moska, e cila i mohon akuzat, e fajëson SHBA-në për shkelje të marrëveshjes – gjë që hidhet poshtë nga Uashingtoni.

Traktati ka eliminuar një klasë të tërë të raketave.

Ai i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa balistike me rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra./Radio Evropa e Lirë.
Shtuar më 03/07/2019, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori