Presidenti rus, Vladimir
Putin ka shprehur idenë e tij që trupat e NATO-s të vazhdojnë të qëndrojnë në
Afganistan derisa ta kenë kryer detyrën.
Putin tha se është për të ardhur keq që
shtetet, të cilat po marrin pjesë në operacionet në
Afganistan, po mendojnë të tërhiqen nga atje.
"
Shtetet anëtare të NATO-s, të cilat e kanë marrë përsipër këtë mision ta çojnë atë deri në fund", u shpreh
Putin.
Pjesa më e madhe e trupave të NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2012,
ora 18:09