Putin mohon rolin e Rusisë në ndërhyrjen e serverëve të Partisë Demokrate amerikane
Gjatë një interviste me rrjetin mediatik Bloomberg, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia nuk ka asnjë lidhje me depërtimin në serverat e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate amerikane.

Mijëra email-e dhe dokumente të këtij komiteti u bënë publike duke ngjallur ankesa për një trajtim preferencial të zonjës Clinon ndaj rivalit të saj demokrat Bernie Sanders.

Duke folur nga qyteti port në oqeanin Paqësor, Vladivostok, Putin tha se “nuk asnjë rëndësi se kush i mori të dhënat. E rëndësishme është se përmbajtja iu dha publikut”.

Që nga dalja e këtyre të dhënave është dorëhequr kryetarja e Komitetit Kombëtar Demokrat amerikan Debbie Schultz.

“Nuk di asgjë për këtë çështje”, tha Putin duke shtuar se “në nivel shtetëror Rusia nuk ka bërë asnjëherë gjëra të tilla”.

Putin mohoi gjithashtu akuzat se kjo kishte qenë një përpjekje e Rusisë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve amerikane, shkruan VOA.

Intervista e presidentit rus u dha vetëm dy ditë përpara se ai të jetë së bashku me Presidentin Obama në takimin e G-20-tës që do të mbahet në Kinë.

Në muajin korrik, faqja e internetit Wikileaks botoi 20 mijë email-e të marra nga Komiteti Demokrat. Wikileaks nuk tregoi burimin e të dhënave, megjithëse një hacker i quajtur Guccifer 2.0 mori autorësinë. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 20:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori