Putin: Krimea është e shenjtë për Rusinë
Presidenti rus, Vladimir Putin ëhstë shprehur se Krimea është e shenjtë për Rusinë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Krimeja ka “rëndësi të shenjtë” për Rusinë, dhe këtë territor të Ukrainës, që Moska e aneksoi në mars të këtij viti, e ka krahasuar me vendet e shenjta hebreje dhe myslimane në Jerusalem, transmeton Rel.

Putin theksoi se do ta respektojë Ukrainën si "vend vëllazëror", por se Krimea është e shenjtë për Rusinë dhe se politika që po ndiqet aktualisht nga Moska është e drejta.

Mëtutje, ai i ka kritikuar planet e Shteteve të Bashkuara për mbrojtje raketore dhe tha se Rusia nuk do të tërhiqet në një garë të re të armatimit./albeu.com/

Shtuar më 04/12/2014, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori