Putin i përgjigjet NATO-s me luftanije të armatosura në Baltik, alarmohen Polonia dhe Lituania
Putin i është përgjigjur deklaratave të NATO-s për të blinduar kufijtë me Rusinë duke përmirësuar fuqinë e flotës në Baltik, ku ka shtuar numrin e anijeve të luftës të armatosura me raketa me rreze të gjatë.

"Kjo do të rrisë tensionet në Baltik, dhe ka shkaktuar alarm në Poloni dhe Lituan, pasi bazat ushtarake ruse ndodhen në kufi më këto vende", shkruan "The Huffington Post".

Gazeta e përditshme ruse "Izvestia" ka cituar një burim ushtarak që ka thënë se "dy nga pesë anijet, do kenë hyrë tashmë në Detit Baltik në Kaliningrad", mes Polonisë dhe Lituanisë.

NATO po planifikon vendosjen më të madhe ushtarake në kufijtë me Rusinë që nga Lufta e Ftohtë për të penguar agresionin rus. /albeu.com/

Shtuar më 27/10/2016, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori