Ndërron jetë aktori i serialit “Friends” (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare Richard Roat, aktori i njohur amerikan që ka luajtur në shumë seriale e filma. Roat vdiq në Orange County, Kaliforni, por shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Roat ishte i njohur për rolin e tij në “The Doctors”, ku luante Dr. Jerry Chandler. Ai gjithashtu u shfaq në episodet e “Friends” (si kolegu i Ross në “The One Where Ross Dates a Student”) dhe “Seinfeld” (si doktor në “The Package”). Roat kishte mbi 135 role aktrimi në televizion, film dhe në Broadway. Aktori ka lënë pas gruan e tij prej më shumë se 40 vjetësh, Kathy.