Putin: Gjeorgjia e ka humbur Osetinë Jugore
Albeu.com
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin mbërriti në kryeqytetin e Osetisë Veriore për të mbikëqyrur përpjekjet për ndihma refugjatëve nga Osetia Jugore.Putin tha se pas sulmit të Gjeorgjisë në Osetinë Jugore, ka pak të ngjarë që Tbilisi ndonjëherë "të bindë" rajonin separatist të bëhet pjesë e Gjeorgjisë.Putin i bëri thirrje Gjeorgjisë që menjëherë ta ndërpresë agresionin në Osetinë Jugore dhe t'i tërheqë forcat e saj.
Putin tha se nga pikëpamja legale, aksionet e Rusisë në Osetinë e Jugut "janë totalisht lergjitime".

Putin e ndëpreu vizitën në Pekin ku merrte pjesë në Lojërat Olimpike për të ardhur në Osetinë Veriore.

Tbilisi: Parlamenti deklaroi gjendjen e luftës

Parlamenti i Gjeorgjisë e mbështeti kërkesën e presidentit Mikhail Saakashvili për shpalljen e gjendjes së luftës në gjithë vendin në 15 ditët e ardhshme.

Dekreti i jep presidentit kompetenca të posaçme dhe lejon mobilizimin e rezervistëve.

Vendimi i parlamentit u bë në ditën e dytë të luftimeve të ashpra ndërmjet forcave ruse dhe atyre gjeorgjiane në Osetinë Jugore.

Delegacion i BE, SHBA dhe NATO në Gjeorgji

Nga Londra u njoftua se një delegacion i kombinuar i Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s do të niset për në Gjeorgji në përpjekje për të ndërmjetësuar armëpushim. Njoftimin e bëri publik sekretari britanik i Mbrojtjes, Des Browne.
Shtuar më 13/08/2008, ora 05:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori