Putin feston ditëlindjen e 65-të, Berluskoni i habit të gjithë me dhuratën që i bën (FOTO LAJM)

Kjo mund t’ju duket dhurata më e çuditshme që një ish-kryeministër mund ti bëjë një presidenti, por këtë mund ta bëjë vetëm Silvio Berliskoni.

Në 65 vjetorin e tij të lindjes Vladimir Putin ka pritur mikun e tij Silvio Berluskoni në Soçi, nga ku ka marrë për dhuratë një mbulesë krevati me foton e tyre të stampuar.

Në foto shihen Berlusconi dhe Putini duke i shtrënguar duart, derisa në prapavijë shihen atraksionet turistike të Italisë dhe Rusisë – Koloseumi në Romë dhe kisha e Shën Vasilit në Moskë.

Vladimir Putin ka festuar 65-vjetorin e lindjes nga ku përveç urimeve nga miqtë është pritur edhe me protesta në rrugët e Moskës.
Shtuar më 09/10/2017, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori