Kremlini: Pavarësisht sanksioneve, Putin ende i hapur për bisedime me Biden

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por kontakti midis dy liderëve mund të rifillojë nëse është e nevojshme, tha Kremlini zyrtar sot.

“Nëse është e nevojshme, kontaktet midis Bidenit dhe Putinit mund të rifillojnë”,u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në konferencën për shtyp.

“Vendosja e sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë nuk do të thotë ndërprerje e kontakteve” shtoi Peskov.

Të martën, Rusia sanksionoi zyrtarët e lartë amerikanë, duke përfshirë Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, në përgjigje të sanksioneve nga SHBA. /albeu.com


Shtuar 16.03.2022 12:45