E RËNDË/ Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë

Një trup i pajetë i seksit mashkull është gjetur në Mitrovicë.

Siç njofton policia, ai është gjetur i vdekur në ndërtesën e ish-shtëpisë së shëndetit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Mitrovicë 14.06.2022-NN. Është raportuar se në ndërtesën e ish shtëpisë së shëndetit, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.