Temperaturat shumë të ulëta, parashikimi i motit për të enjten

Masat ajrore me origjinë nga verilindja e kontinentit europian kanë përfshirë vendin tonë. Pritet të kemi dominim kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash të cilat nuk do të sjellin reshje, por edhe pse kthjellime një pjesë e mirë e ditës do të jetë në mbizotërimin e temperaturave shumë të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7 gradë celsius deri në 11 gradë celsius./albeu.com