Putin dhe Trump pritet që të mbajnë takimin e parë në Slloveni
Presidenti slloven, Borut Pahor, i ka ofruar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që takimin e parë me presidentin amerikan Donald Trump ta mbajë në Lubjanë, ka thënë Pahor gjatë vizitës së tij në Rusi.

Putin citohet të ketë thënë nga mediat ndërkombëtare, se e mirëpriti ofertën e Sllovenisë për të organizuar një takim të mundshëm në kryeqytetin Lubjanë, mes dy drejtuesve të dy superfuqive botërore.

“Lubjana, dhe Sllovenia në përgjithësi, janë zgjedhje e shkëlqyer për takim dhe dialog të tillë. Megjithatë, vendimi nuk varet vetëm nga Rusia, por nga rrethana tjera të ndryshme”, ka thënë Putini në një konferencë shtypi.

Sipas mediave sllovene, Pahori – edhe pse nuk ka mandat zyrtar nga BE – kërkoi nga Putin të ndihmojë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainën lindore, në shkëmbim të zbutjes së sanksioneve evropiane kundër Rusisë. /albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori