Putin dhe Nikolic takohen
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic dhe zëvendëskryeministri, Aleksandar Vucic do të vizitojnë Rusinë të mërkurën dhe të enjten. Derisa Vucic zhvillon takime me homologun e tij rus, ministrin e Mbrojtjes, presidenti i Serbisë Nikolic, takohet nesër me presidentin rus Vladimir Putin, njofton agjencia Tanjug, citon RTK.

Putin dhe Nikolic, ndërkaq, sipas gazetës serbe Politika, nesër do të nënshkruajnë një marrëveshje për partneritet strategjik midis Serbisë dhe Rusisë.

Në anën tjetër, siç njofton agjencia ruse e lajmeve Itar-tas, vëmendje e veçantë në takimin midis Putinit dhe Nikolicit, do t’i kushtohet edhe koordinimit të aktiviteteve në skenën ndërkombëtare lidhur me çështjen e Kosovës.

Sipas agjencisë ruse te lajmeve Itar Tas, Moska zyrtare angazhohet për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore midis Kosovës dhe Serbisë dhe për hapa që do të ishin të pranueshëm njëkohësisht nga të dyja palët. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori