Putin bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Pëlqej
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më vonë këtë muaj.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Putin, është cituar sot nga mediat të ketë thenë se lideri rus nuk do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme.

“Jo, kjo nuk është në planet e presidentit”, i tha Peskov agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Debati në asamble do të fillojë më 19 shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump, planifikohet që ta mbajë fjalimin e tij të parë në OKB. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2017, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori