Pushteti dhe paraja, s'kanë limite
Pushteti dhe paraja ishin dy pikat kyçe të fjalimit të sotëm të Papa Françeskut ndaj politikaneve dhe financierëve që shkelin çdo normë për t,i pasur këto. Sipas Papës, dëshira për këto të dyja nuk i njeh limitet dhe kufijtë.

"Dëshira për të fituar pasuri dhe pushtet nuk paska limite", tha papa duke iu drejtuar një grupi ambasadorësh në Vatikan.

"Ky qëndrim është një refuzim i moralit, një refuzim i vetë Perëndisë'', theksoi ai.

"Financierët, ekonomistët dhe politikanët e konsiderojnë Perëndinë si një qenie të pamenaxhueshme, madje të rrezikshme, sepse Ai i bën thirrje njeriut të arrijë realizimin e plotë të pavarësisë nga çdo lloj skllavërie", përfundoi papa Françesku. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori