Ndërron jetë nga koronavirusi 73 vjeçarja, shkon në 20 numri i viktimave në Kosovë

dhe një grua me koronavirus ka vdekur në Kosovë, duke e çuar në 20 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Klinika Infektive e Kosovës.

Aty po ashtu bërhet e ditur se viktima që ndërroi jetë sot është një grua nga Shtimja e lindur në vitin 1947.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.

Kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje.


Shtuar 25.04.2020 20:20