Bekohet me vajzë, ish deputetja: Lura ka dal në protestë që në krijimin e saj

Ajo është bërë nënë për herë të parë, dhe mami e një vajze. Po flasim për Kejdi Mehmetaj e cila ishte e ftuar sot në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ku ndau emocionet që e kanë shoqëruar gjatë pritjes së ëmbël dhe momentet e bukura tashmë që vajza është vetëm në dy muajt e parë.

Kejdi tha se e ka mësuar që ishte shtatzanë gjatë fushatës në muajin prill, madje tregoi se hera herës konsumonte ndonjë ushqim apo pije që banorët i nxirrnin sikurse ishte dhe rakia.  Lajmin e ardhjes në jetë të Lurës e bëri publike Monika Kryemadhi, ndërkohë që Kejdi pohoi se “me thënë drejtën në ato ditët e para s’më shkoi mendja fare të shpërndarja ndonjë lajm. Ishim në një aktivitet, Lura ishte vetëm 3 javë dhe Monika tha pse të mos e ndajmë këtë lajm. Patjetër i thashë”.

Ajo shtoi se tashmë rutina e saj ka ndryshuar, proçesi i lindjes nuk shkoi siç e kishte parashikuar sepse nuk ishte shumë i vështirë por dhe nuk ishte i lehtë. Ajo që e ka habitur ndjenja e përgjegjësisë dhe beson që e kanë kaluar të gjitha nënat.

“E ka shijuar lajmin, blerjet i ka bërë muajt e fundit fare, por mori informacion, për rritjen si lahet si ushqehet si trajtohet”.

Ermali e pyet për ndarjen e detyrave mes saj dhe parnerit, e nëse ka nisur “beteja” e tyre se kujt i ngjan vajza.  Kejdi tha se janë rakorduar me njeri tjetrin, ndërsa  “Lura i ngjan totalisht babit të vet”.

Ermali e pyet nëse është pengesë ardhja e një fëmije në jetën profesionale të një çifti. Mehmetaj theksoi se kjo nuk është aspak pengesë. Ndërkohë humbjen në fushatën e fundit nuk e përjetoi shumë mirë dhe për pasojë analizoi të gjithë faktorët që ndikuan në të, e kishte arritur në përfundimin që duhet punuar pak më shumë.  “Ishte shumë e vështirë sepse unë nuk e kisha menduar këtë rezultat. Kuptohet disa gjëra nuk shkuan mirë, u mërzita shumë jo nga humbja por u zhgënjeva”.

 


Shtuar 17.03.2022 18:13