Punonjësit e bashkisë ndajnë zyrat me macet
Punonjësit e Bashkisë Esenkoy në qarkun Yalova të Turqisë ua kanë hapur dyert e institucionit maceve.

Keto kafshë të përkëdhelura me punonjësit e bashkisë ndajnë zyret, tavolinat e madje edhe kolltuqet, shkruan Anadolu Agency.

Punonjësit e bashkisë kanë gati dy vite që ushqejnë macet dhe u kushtojnë vëmendje të posaçme që të mos i zgjojnë ndërkohë janë duke fjetur.

Numri i maceve në bashki ndryshon. Në periudhën e verës janë më pak, kurse gjatë dimrit në bashki ka rreth 20 mace.

Cigdem Ucar, drejtoreshë në njërin nga departamentet e bashkisë, tha se është një ndjenjë e mirë të ndash hapësirën me mace.

Ucar shton se dy vite më parë kanë filluar të kujdesen për macet dhe pesë klyshët e tyre të vendosur para derës së bashkisë.

Kryebashkiaku Ozer Kaptan tha se është i lumtur për macet.

"Punonjësit i duan. Jemi së bashku këtu. Në çdo vend duhet të ndihmojmë kafshët, t'i mbrojmë dhe t'i ushqejmë. Ne do të vazhdojmë t'u ndihmojmë", tha ai.

Kaptan thotë se janë angazhuar të bëjnë edhe një qendër për qentë.
Shtuar më 28/06/2018, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori