Punonjësi i bashkisë shpallet hero, veprimi i tij po bën xhiron e botës (VIDEO)
Meini është një punonjës i bashkisë së Stambollit i vili u shpall hero i ditës pasi bëri gjithccka për të shpëtuar një kotele.

Pas rreshjeve të shiut të rëna në zonën e Pendik, kotelen e kishte marrë uji dhe e kishte të pamundur të largohej prej aty.

Punonjësi nxori kotelen nga uji e nuk ngurroi t’i japë as frymëmarrje artificiale për ta rikthyer në jetë. Me të parë shenja jete, ai vazhdoi t’i bënte masazh dhe e mbështolli me peshqir.

Më pas kotelen e dërgoi tek veterineri, ndërsa veprimi i punonjësit të bashkisë u përfol gjerësisht në rrjetet sociale, ku punonjësi u cilësua si hero.

Gjithçka është filmuar nga dëshmitarët okularë ndërsa video është publikuar nga agjencia e lajmeve “DHA
Shtuar më 13/06/2019, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori