Punëtori vret dy kolegë dhe plagos pesë të tjerë
Pëlqej
Një punonjës në zyrën e një kleriku mysliman në Turqi ka hapur zjarr në drejtim të kolegëve të tij, para se ta kthente armën në drejtim të vetes dhe me këtë rast, ai ka dështuar të vrasë veten

Në këtë incident, janë vrarë dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe të armatosurin, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.Agjencia citoi zyrtarët, të cilët thanë se sulmuesi kishte probleme psikike.

Raportohet se gjendja shëndetësore e disa prej të plagosurve është e rëndë.
Shtuar më 17/08/2018, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori