U përfshinë në sherr për një shishe vodka, gjykata në Itali vendos për fatin e dy shqiptarëve

Gjykata e Italisë ka vulosur dënimet për dy shqiptarët e përfshirë në sherrin e dhunshëm në Itali, ngjarje e ndodhur në një disko në vitin 2015. 31-vjeçari shqiptar Altin Guza është dënuar me tetë vite e tetë muaj burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Artim Sheta, 27 vjeç, është dënuar me 3 vite e dy muaj. Shetës iu dha ky dënim për faktin se nuk ka pasur rol kryesor në ngjarje. Ngjarja bëhet fjalë për sulmin e natës së 11 tetorit 2015 të ndodhur në diskon “Planet Kart” në Conselice.

Guza dhe Sheta u futën në klubin e natës dhe kërkuan që të merrnin një shishe vodka në banak, por ‘dëshira’ nuk ju realizua. Për pasojë ata nisën të debatonin me banakierin dhe mes tyre ndërhyri truproja i klubit të natës. Këtë të fundit, shqiptarët e qëlluan me thikë në mushkëri duke e lënë të plagosur rëndë. Ai u dërgua në spital dhe i mbijetoi sulmit, ndërsa shqiptarët u arrestuan.