Publikohet videoja e vrasjes së 6-vjeçarit nga policët në 2015 (VIDEO)
Një gjyqtar nga Louisiana ka tronditur mbarë opinion publik në SHBA duke publikuar një video të policisë të mërkurën që tregonte oficerët që godisnin më breshëri plumbash, me raunde të shumta mbi një makinë, duke vrarë në vend djalin 6-vjeçar që ndodhej brenda.

Incidenti, i cili ndodhi në shtator të vitit 2015, rezultoi në paditjen e dy oficerëve për vrasje të shkallës së dytë, shkruan “Daily Mail.

Dy policët kishin filluar të ndiqnin makinën pasi qenë dëshmitarë të një zënke midis një personi dhe të dashurën së tij përballë një bari.

Zyrtarët më pas vendosën ta ndiqnin dhe ta kapnin këtë person, i identifikuar si Christopher Little, i cili mësohet se ndezi makinën dhe u largua më shpejtësi.

Ndjekja përfundoi me një breshëri të shtënash me armë zjarri në një rrugë pa rrugëdalje në Marksville, Louisiana, ku mbeti i vrarë djaloshi i cili kishte qenë gjithë kohës brenda makinës.

Dy policët që janë duke u gjykuar për këtë rast janë Derrick Stafford, 32, dhe Norris Greenhouse, 23. /albeu.com/


Shtuar më 29/09/2016, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori