Publikohet video kur terroristja bën selfie pranë Shërbimit Inteligjent Britanik (VIDEO)
Ky është momenti kur terroristja më e re e Britanisë është filmuar në një mision “zbulues” afër selisë së Shërbimit Inteligjent Britanik – MI6 pasi ka planifikuar një sulm shkatërrues atje me familjen e saj.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Safaa Boular, 18 vjeç, e cila u shpall fajtore për planifikimin e një sulmi me armë dhe granatë në Muzeun Britanik dhe në selinë e MI6.

Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe pasi Safaa u arrestua, ajo bëri thirrje telefonike për motrën e saj nga prapa shufrave, duke i kërkuar asaj të vazhdonte në komplot përmes mesazheve të koduara.

Siç bëhet e ditur më tej, motra e saj më e vjetër Rizlaine, 22 vjeçe dhe nëna e saj, Mina Dich, u deklaruan fajtorë në një seancë të mëparshme për të marrë përsipër komplotin dhe planifikimin e sulmit të tyre, pasi Safaa u arrestua nga policia në prill të vitit të kaluar.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet Safaa Boular, duke bërë një selfie, afër ndërtesës kryesore të Shërbimit Inteligjent Britanik.

Motrat duke blerë thika...


Shtuar më 04/06/2018, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori