Publikohet versioni i parë gjermanisht i “Charlie Hebdo”
Satirikja franceze “Charlie Hebdo”, një version në gjuhën gjermane është bërë pjesë e stendave në Gjermani.

Charlie Hebdo”, e njohur për titujt e saj satirikë të cilët tallin liderët politikë dhe fetarë, humbi shumë nga stafi editorial kur dy militantë ekstremistë u futën në një mbledhje që mbahej në 7 janar 2015, duke hapur zjarr.

Kopertina e parë e botimit gjerman tregon një pikturë të kancelares Angela Merkel teksa qëndron mbi një platformë hidraulike, me një mekanik i cili punon poshtë saj, duke mbajtur një zhurmëmbytës.

“Sapo bleva Charlie Hebdo sepse punoj në muzeun historik të Gjermanisë dhe e bleva për koleksionin tonë atje, të parin botim të kësaj reviste në gjermanisht.

Kemi gjithashtu botimet franceze që nga koha e sulmit dhe kështu mendova se botimi gjerman duhet të jetë pjesë e koleksionit,” u shpreh Matthias Miller, i cili bleu një nga kopjet e para të revistës, pranë një stacioni treni në Berlin.

Sipas raportimeve të medias gjermane, një tirazh fillestar prej 200.000 kopjesh do të printohen në Gjermani, duke përfshirë materialin origjinal dhe atë të përkthyer. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2016, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori