Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Kongresi i Manastirit”në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti tip “Volswagen” tentoi të parakalonte një furgon, por duke mos pasur hapësirë u fut sërish në rrugën e vet dhe më pas u përplas me pemën.

Në pamje duket makina që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.

/albeu.com


Shtuar 20.01.2023 15:19