Aksident në Tiranë, makina përplas motorin

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, nga i cili ka mbetur i dëmtuar një qytetar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Babrroit dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka përplasur një motor duke bërë që drejtuesi i këtij të fundit të pësojë dëmtimë të rënda në kokë dhe trup.

Pak minuta pas aksidenti në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca dhe e dërgoi të aksidentuarin në spital, i cili tashmë është nën kujdesin e mjekëve.

Në vend ndodhet policia, e cila ka marrë në pyetje paraprakisht drejtuesin e makinës.


Shtuar 13.08.2022 12:01