Pse i urrente policët terroristi që u vra në Paris
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Shërbimet franceze të sigurisë po përballen me akuza të shumta pas atentatit të mbrëmshëm ku mbetën të vrarë dy policë dhe u plagosën dy të tjerë.

Kjo për faktin se si nuk arritën të parandalonin një të armatosur, mbështetës të ISIS-it që të vriste një polic dhe të plagoste dy të tjerë, kur ai ishte në listën e të vëzhguarve për terrorizëm, madje u arrestua edhe në shkurt.

“Më 23 shkurt në Meaux të këtij viti, ai po përpiqej të blinte armë për të vrarë policët. Duke përdorur pseudonimin “Abu Yousuf belg” ai kërcënoi policët nëpërmjet aplikacionit social Telegram, një shërbim mesazhesh të menjëhershme. Por për shkak të mungesës së provave fanatiku u lirua më 6 mars”,- raporton Daily Mail.

39-veçari Karim Cheurfi njihej si ekstremist nga autoritetet, të cilët edhe e kishin vendosur në listën e të mbajturve nën vëzhgim.
Ai besohet të jetë radiklizuar teksa vuante dënimin, 20 vite burg pasi plagosi dy oficerë policie në vitin 2001">2001, dënim të cilin e përfundoi vitin e shkuar.

Për krimin e kryer në vitin 2001">2001, policia franceze arriti ta arrestonte në vitin 2005.

Cheurfi2001">2001 qëlloi pesë herë me një revole duke plagosur dy policë dhe një tjetër person.

E si të mos mjaftonte ky dënim, në muajin shkurt ai iu kthyer fiksimit të tij për policët, duke tentuar të vriste një tjetër në Paris, por për mungesë provash autoritetet e lanë të lirë në muajin mars.

I lindur në Francë në një familje të varfër, Cheurfi akuzonte policinë se i kishte shkatërruar jetën.
Të paktën kështu ka deklaruar një mik i tij, siç bën me dije Daily Mail.

“Karim fajëson policinë se i ka shkatërruar jetën. Ai qëlli ndaj policëve në një grabitje dhe për këtë u dënua me 20 vjet burg. Ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë, prandaj e urren policinë. Të gjithë policët që i shihte në rrugë i bastardë”,- tregon një fqinj i tij.
Nëna e tij me orgjinë algjeriane ishte divorcuar nga babai dhe ishte martuar me një francez me të cilin ka edhe një djalë tjetër që quhet Stephane.

Ndërsa qëlloi pamëshirë mbi policin Xavier Jugele, 37 vjeç, ai u ekzekutua në të njëjtën formë nga policia mbrëmë fill pasi doli nga mjeti i tij tip Audi në Champs Elysees një nga zonat turistike të Parisit.

Brenda makinës së tij policia gjeti armë të ndryshme, por edhe një kopje të librit të shenjtë Kuranit.

Nga të shtënat e Cheurfi mbeti i vrarë polici Xavier Jugele si dhe u plagosën dy të tjerë. Një plumb i lëshuar nga kallashnikovi që përdorte terroristi plagosi edhe një turist.

ISIS ndërkaq ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa policia franceze ka nisur gjuetinë për bashkëpunëtorin e tij, i cili thuhet se ka udhëtuar me tren nga Franca në Belgjikë.


Shtuar më 21/04/2017, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori